Fermerët përgatiten për të aplikuar për subvencione

Fermerët në Shqipëri po përgatiten për të aplikuar në skemat e shpërndarjes së subvencioneve 2017

Ekspertë të bujqësisë shpjegojnë se, udhëzimi përkatës që detajon mënyrën e aplikimit pranë Agjencisë se Zhvillimit Bujqësor dhe Rural, pritet të dalë së shpejti duke i hapur rrugë procesit.

Gjatë këtij viti, fondi i vënë në dispozicion për këtë qëllim është 1.6 miliardë lekë. Financimet adresur këtij sektori kanë ardhur gjithnjë e në rritje, pasi edhe konsiderohet si motor i rritjes ekonomike.

Skema për investimet janë për:

rritjen e konkurrueshmërisë së produkteve për të garantuar furnizimin e qëndrueshëm të tregut;

përmirësimin e teknologjisë së kultivimit dhe të mbrojtjes së bimëve;

prodhimin e perimeve në ambiente të mbrojtura;

mbarështimin e blegtorisë, bletarisë dhe akuakulturës;

furnizimin e qëndrueshëm të tregut dhe rritjen e të ardhurave financiare për familjet e zonave rurale;

nxitjen e investimeve në sektorin e përpunimit, ruajtjes dhe marketingut të produkteve;

rritjen e mundësisë së fermerëve për mjete të mekanizuara;

nxitjen e formalizimit, kooperimit dhe organizimit të shoqërive të bashkëpunimit bujqësor (SHBB).

Projektet fituese do të përzgjidhen në bazë të hartës së rajonizimit të miratuar nga Ministria e Bujqësisë./21Media

Back to top button