Fernandes është i lidhur me disa klube angleze

Fernandes është i lidhur me disa klube angleze

Ish-sulmuesi i Real Madrid, Jese nuk ka dyshim që ylli i Sporting CP, Bruno Fernandes mund të luajë në Real Madrid.

Jese për momentin është i huazuar te Sporting nga gjiganti francez PSG.

Ai ka thënë se futbollisti portugez është në nivel të lartë dhe Fernandes mund të luajë për çdo klub në Evropë.

“Për mendimin tim, Fernandes mund të luajë jo vetëm në Real, por në çdo klub në Evropë. Është lojtar i Sporting-ut dhe është i lumtur këtu”, deklaroi ai.

Fernandes është i lidhur me një kalim të mundshëm te klubet angleze, Tottenham dhe Manchester United.