Fero iu bënë thirrje artistëve për koncerte humanitare
28 Nëntor 2019
Fero ka anuluar koncertet
Fero ka anuluar koncertet
Reperi i njohur kosovar, Fero u ka bërë thirrje publike artistëve për ta mbajtur konceret humanitar, me qëllim grumbullimin e parave për tu dalë në ndihmë të prekurve nga tërmetinë Shqipëri.
Ai përmes një postimi në Instagram ka thënë se është i gatshëm të perfromojë në dy koncerte humanitare për t’i dalë në ndihmë popullit Shqipëtar në këto ditë të vështirra.
Ndërkohë, Sopranoja shqiptare me famë botërore, Inva Mula mbrëm ka paralajmëruar një koncert maratone bashkë me shumë artistë të tjerë shqiptarë. Ky koncert do të mbahet më 7 dhjetor në teatrin e qytetit të Durrësit.
Në mëngjesin e së martes Shqipëria është tronditur nga disa tërmete të forta të njëpasnjëshme, me pasoja në njerëz dhe dëme të mëdha materiale. Deri tani ka shkuar në 46 numri i viktimave nga tërmeti në Shqipëri, teksa raportohet për qindra të lënduar. /21Media