Fero do t'ju mungojë për pak kohë

Fero do t’ju mungojë për pak kohë

Rep-artisti i mirënjohur shqiptar, Fero, do t’i anulojë të gjitha koncertet për muajt e ardhshëm. Ai përmes një postimi njoftoi fansat e tij për këtë vendim, por duke mos treguar arsyet. Megjithatë, ai u premtoi fansave se do t’ua bëjë një befasi, do ta sjellë një mysafir special, e që nuk zbuloi se kush është ai, transmeton rtv21.tv

“Te dashur fansa, lajmrim i anuloj tgjitha koncertet per muajt e ardhshme, keni mem mungu shume por kur tkthehna nkoncerte ka mu kon diqka legjendare edhe skome ardh vet kome jav pru ni musafir special”, ishte postimi i tij.

Kujtojmë se Fero prej kur ka përfunduar kontratën me labelin “On Records”, nuk ka publikuar ndonjë projekt të ri muzikor. Ndërsa, ditë më parë ka njoftuar se së shpejti do ta publikojë një projekt të ri, por nuk ka dhënë ndonjë datë.

Deri atëherë shijone hitin e fundit të rep-artistit 22-vjeçar, me titull “Ride or Die”. Në videoklipin e këngës merr pjesë e dashura e tij modelja, Arbenita Ismajli. Kënga ka më shumë se 9 milionë klikime në kanalin Youtube./21Media