Fero do të vazhdojë si artist i pavarur

Fero do të vazhdojë si artist i pavarur

Rep-artisti i mirënjohur, Fero, sot përfundoi kontratën me labelin “On Records”. Kjo u bë e ditur nga një postim i Feros në Instagram, ku ndër tjerash shkroi se tash e tutje do të vazhdojë si artist i pavarur.

“Fansa , Dashamir , Miq te dashur dua te ju lajmroj qe nga sot kemi perfunduar kontraten me kompanin dhe nuk jam pjes e “On Records” ku jemi nda miqsisht me nje marveshje te re ku une do te vazhdoj si nje Artist i pamvarur . Por dhe On Records ka te drejten te rezervoj data per mua . Faleminderoj Fansat per supportin dhe nje ashtu Kompanin per punen e pa lodhshme.”, shkroi Fero krahas fotografisë, transmeton rtv21.tv

Megjithatë, Fero nuk është i vetmi që është larguar nga ky label. Edhe këngëtarja e mirënjohur, Kida, reperët Mozzik dhe Getinjo, njëjtë edhe këngëtarja Baby G u larguan nga ky label. Megjithatë këta tre të fundit nuk i kanë ndarë rrugët mirë me “On Records”./21Media