Fero paralajmëron një label të ri në skenën muzikore

Fero paralajmëron një label të ri në skenën muzikore

Se çka ka planifikuar reperi i njohur shqiptar, Fero ende nuk dihet. Por, ai përmes një foto të postuar në rrjetin social Instagram ka bërë të ditur se diçka e re po vjen, shkruan rtv21.tv.

Gang Gang records? New Label ?”.. ka shkruar Fero. Siç duket kështu do të quhet labeli i ri.

Rep-artisti i mirënjohur, Fero ka disa ditë që ka përfunduar kontratën me labelin “On Records”.

Ndryshe, projekti i fundit i reperit është “Ride or Die”. Në videoklipin e këngës merr pjesë e dashura e tij modelja, Arbenita Ismajli. Kënga ka më shumë se 9 milionë klikime në kanalin Youtube./21Media