Fero vs Visari

Fero vs Visari

Fero njihet si reperi më interesant dhe më i përfolur i estradës. Paraqitjet e tij janë gjithmonë të komentuara. Ai zotohet se është më i miri reper, por Fero paska edhe aftësi tjera.

Në emisionin “Një kafe prej shpisë”, në RTV 21  Fero hyri në garë me moderatorin Visar Kalludrën se kush mund të bëjë më shumë pompa, shkruan rtv21.tv

Visari sfidoi Feron në këtë sport, ndërsa për tifozë kishin Bleronën dhe Rinën. Ndonëse nuk u përcaktua fituesi definitiv, Blerona vlerësoi se Visari ishte më profesional. Ndërsa, Rina tha se Fero bëri më shumë pompa sepse i bëri më shpejt.

Pas kësaj Fero u ankua tek Rina se atij nuk po i lejohet që ta shfaq talentin./21Media

Fero ka një mesazh “shokues” për 2 Pac

Visari “keqpërdor” telefonin e Feros