Projekt i ri muzikor

Projekt i ri muzikor

Që kur ka përfunduar kontrata me labelin “On Records” reperi i njohur, Fero ka publikuar vetëm një këngë të titulluar “Jom rrit”.

Por ai sot ka publikuar projektin e tij të ri muzikor “Mama”. Në këtë këngë reperi ka folur më shumë për qëllimin e tij se ku dëshiron të arrijë. Po ashtu ai nuk ka hezituar të tregojë edhe se çka kaluar për të qenë këtu ku është sot.

Ndryshe, projekti i fundit i reperit “Jom rrit” ka arritur më shumë se 1 milion klikime në kanalin zyrtar Youtube./21Media