Fero nis karrierë të re në Amerikë: Kjo ishte ëndrra ime gjatë gjithë jetës

 
Reperi nga Gjilani, Feronit Shabani i njohur me emrin skenik Fero, po punon në projekte të reja në gjuhën angleze. Kjo sepse ai po synon që karrierën ta vazhdojë në Amerikë.
Kështu ka bërë të ditur reperi përmes një postimi në Instagram.
“Disa projekte në gjuhën angleze janë rrugës, kjo ishte ëndrra ime gjatë gjithë jetës sime dhe jam gati të punoj shumë për ëndrrat e mia, duke filluar një karrierë të re në Shtetet e Bashkuara”, ka shkruar Fero në Instagram.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by FERO (@ferofera)


Kujtojmë që projekti i fundit i Feros është ”Fvck you”, të cilën e solli në bashkëpunim me artistin Mossi më 18 shtator./21Media 

Back to top button