Fero po  vjen më kënge të re

Fero po  vjen më kënge të re

Reperi Fero pas shkëputjes nga “ON Records”, kishte bërë të ditur se në muajt e fundit të vitit 2019 dhe në fillim të 2020-ës do të lansojë po thuajse çdo dy javë nga një këngë të re.

E si duket reperi po i mban fjalët, ai para pak minutave në rrjetin social instagram ka ndarë me ndjekësit e tij një video, ku shihet edhe duke tymosur lëndë narkotike.

“Pe qes qëto edhe njo 2-3 dite me spot në Youtube se spo m’rrihet a qka po thuni ju a me qit sonte ?”, ka shkruar Fero, duke i lënë adhuruesit e tij në pritje të këngës së re.

Projekti i fundit i Feros është “Habibi”, i publikuar më 19 dhjetor, i cili deri tani në Youtube ka arritur mbi 1 milion klikime./21Media