"A jeni gati?"

“A jeni gati?”

Rep-artisti i mirënjohur shqiptar, Fero, po shijon suksesin e këngës “Ride or die”, që e solli më 9 qershor. Ky projekt është dedikim për të dashurën e tij, Arbenita Ismajlin, që është pjesë e klipit.

Por, Fero nuk e ka në plan të ndalet me kaq. Ai përmes Instagramit paralajmëroi se po sjellë një projekt të ri muzikor, i cili sipas tij do të publikohet më 8 korrik, për ditëlindjen e tij.

“Faleminderit kejt juve qe e keni djeg me kongen tem tre “Ride Or Die” 4 Milion 💜, une me 8 korrik e kom Ditlindjen edhe jom tu menu me lansu edhe ni projekt per ditlindje tem a jeni gati ? ? ? Ka mu kon diqka e madhe shum e madhe”, shkroi ai krahas fotografisë.

Kur jemi te “Ride or die”, numëron mbi katër milionë klikime në Youtube./21Media