Ndahen çifti i njohur

Ndahen çifti i njohur

Çifti i showbiz-t vendor, Fero dhe modelja Arbenita Ismajli, tash e një kohë po përfolen për ndarjen e tyre. Për shume kohë kanë qenë së bashku por siç po duket ata i kanë dhënë përfundimisht fund lidhjes së tyre.

Por, tani më reperi ka pranuar se është ndarë nga modelja. Në rrjetin social Instagram, një fans e ka pyetur reperin se “ a është ndarë nga bashkëshortja” dhe ai e ka pohuar atë duke shkruar “POO” duke e ironizuar me disa emoji kinse duke qarë.

Spekulimet për ndarjen e tyre erdhën pasi reperi i mirënjohur anuloi koncertet për një kohë dhe përveç këtij hapi, ndërmori edhe një tjetër sa i përket jetës së tij private. Reperi e largoi modelen nga rrjetet sociale. Pastaj të dy fshinë postimet e përbashkëta.

Hitin e fundit i rep-artistit 22-vjeçar është “Ride or Die”. Në videoklipin e këngës merr pjesë edhe modelja, Arbenita Ismajli. Kënga deri tani ka më shumë se 10 milionë klikime në kanalin Youtube./21Media