Ndeshja përfundoi pa gola

Ndeshja përfundoi pa gola

FC Feronikeli shënoi barazim (pa gola), në miqësoren ndaj FC Lokomotiv Sofia (BUL), të zhvilluar sot në Antalya të Turqisë.

Në vazhdën e miqësoreve që po zhvillohen në fazën përgatitore të Feronikelit, ishte edhe ndeshja e sotme, që tregoi një karakter tjetër të ekipit, duke dalluar shumë nga miqësorja me të rinjtë e Shakhtar Donetsk-it.

Formacioni startues, ishte i përbërë nga: Deniz Troshupa, Lapidar Lladrovci, Albert Dabiqaj, Mendurim Hoti, Keith Groeneveld, Medjon Hoxha, Jean da Silva, Kristi Kullaj, Ardi Qorri, Perparim Islami, Yll Hoxha.

Kurse, gjatë lojës pati ndryshime të mëdha, duke bërë që në lojë të futen edhe: Astrit Thaçi, Besmir Bojku, Cem Barlik, Dorent Hajdari. Prezent për ta parë takimin nga afër ishte edhe presidenti i klubit, Naser Ramaj, kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci dhe Drejtori Sportiv i klubit, Malsor Gjonbalaj.

Vlen të theksohet se gjatë gjithë kohës u zhvillua lojë e ashpër nga ekipi kundërshtar, Jean da Silva për pak sa nuk rrezikoi syrin nga një goditje, kurse Mendurim Hoti ishte me fat nga një ndërhyrje e ashpër nga dy futbollistë bullgarë.