Ndeshja ka përfunduar me rezultat 3-1

Ndeshja ka përfunduar me rezultat 3-1

Feronikeli e ka mposhtur Llapin me rezultat 3-1, në ndeshjen e parafundit të zhvilluar në Superligën e Kosovës.

Golat për Feronikelin i shënuan Arbër Prekazi, Mendurim Hoti dhe Kastriot Rexha në shtadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë

Me këtë fitore klubi nga Drenasi është shumë afër për t’u .shpallur kampion i Kosovës, por që ta arrijë këtë, i duhet ta mposht apo të barazojë në xhiron e fundit ndaj rivalit për titull, Prishtinës.

Fitore sot ka shënuar edhe Prishtina, e cila e mposhtur Trepçën 89 me rezultat 2-0.

Renditja tabelare: