Nikli - Prishtina përballen të shtunën

Nikli – Prishtina përballen të shtunën

Feronikeli po bën përgatitjet e fundit për kryendeshjen e së shtunës ndaj Prishtinës. Feronikeli dhe Prishtina do të takohen në kuadër të javës së tretë të Superligës së Kosovës në futboll.

Nikli vjen në këtë ndeshje pas humbjes nga Ballkani, ndërsa Prishtina nuk e zhvilloi fare ndeshjen e javës së dytë kundër Dukagjinit.

Klubi i Niklit njoftoi se skuadra është duke vazhduar përgatitjet për këtë ndeshje. Ata ndër tjerash kërkuan edhe ndihmën e tifozëve për këtë ndeshje.

“Feronikeli po bën përgatitjet e fundit për kryendeshjen e së shtunës, ndaj Prishtinës. Takimi zhvillohet në Drenas, në Stadiumin “Rexhep Rexhepi”, të shtunën, me fillim prej orës 16:00. Trajeri, Vukicevic dhe futbollistët e tij, janë dukur në formë të mirë në stërvitjet e skuadrës, për derbin e fundjavës. Për ndeshjen e së shtunës, klubi ka nevojë për përkrahje masive nga tifozeria, e cila si gjithmonë është futbollisti ynë i 12-të.”, thuhet në njoftimin e Niklit.