Në ndeshjen e fundit mund Prishtinën

Në ndeshjen e fundit mund Prishtinën

Ndeshja e fundit mes dy skuadrave të para në Superligën e Kosovës, ishte ndeshja vendimtare për titullin e kampionit të Kosovës.

Feronikeli në shtëpi priti skuadrën e Prishtinës, të cilët kishin ardhur për fitore, pasi fitorja e Feronikelit dhe barazimi ishte e mjaftueshme që skuadra nga Drenasi të shpallen kampionë.

Pas 90 minutave lojë, fitues dolën vendasit, me golin e vetëm të shënuar nga Yll Hoxha në minutën e 73të.

Me këtë ndeshje shënohet fundi i sezonit, e Feronikeli fitojnë titullin e kampionit të Supërligës së Kosovës.

Ky është titulli i tretë i kampionit në historinë e Feronikelit pas dy titujve të njëpasnjëshëm në 2014/2015 dhe 2015/2016./21Media