Nikli do të luajë me disa ndryshime

Nikli do të luajë me disa ndryshime

Sonte me fillim nga ora 20:45, luhet miqësorja historike mes Milanit dhe Feronikelit. Skuadra e madhe evropiane ka bërë të ditur formacionin me të cilin do të startojë ndeshjen dhe aty shihet se nuk mungojnë yjet e kësaj skuadre.

Formacioni startues i Milanit: G. Donnarumma, Calabria, Gabbia, Romagnoli, Rodriguez, Krunic, Biglia, Calhanoglu, Suso, Castillejo, André Silva.

Nikli do të luajë me disa ndryshime të bëra nga trajneri i sapoardhur tek skuadra e Drenasit. Formacioni zyrtar i Feronikelit ndaj Milanit: Smakiqi, Islami, Hoxha, Prekazi, Lladrovci, Dabiqaj, Fazliu, Rexha, Da Silva, Hoti, Krkotic.