Feronikeli i është rikthyer fitores

Feronikeli i është rikthyer fitores

Ka përfunduar ndeshja e xhiros së 15-të, në Superligën e Kosovës në futboll, ndërmjet Prishtinës dhe Feronikelit. Feronikeli i është rikthyer fitores, pasi mundi Prishtinën me rezultat 3:2.

Golin e parë e shënoi Ahmed Januzi, në minutën e 3-të. Por, pas vetëm pesë minutave Feronikeli e barazoi rezultatin, me anë të golit të Albert Dabiqajt, kështu 1:1 përfundoi pjesa e parë.

Në pjesën e dytë ishin përsëri vendasit që dolën në epërsi, me golin e Diar Miftaraj (49’). Por, mysafirët e përmbysen rezultatin, me golat e Haxhi Neziraj (50’) dhe Jean Carioca (88’).

Pas kësaj ndeshje Prishtina gjendet në vendin e katërt, ndërsa Feronikeli në vendin e gjashtë./21Media