Klubi futbollisik nga Drenasi, Feronikeli ka prezantuar trajnerin e ri, të rikthyerin Gani Sejdiu

Klubi futbollisik nga Drenasi, Feronikeli ka prezantuar trajnerin e ri, të rikthyerin Gani Sejdiu

Përfaqësuesit e Feronikelit gjatë një paraqitje për media, të mbajtur në pasditen e sotme, kanë prezantuar ardhjet e reja, e në mesin e tyre është trajneri Gani Sejdiu, i cili është rikthyer në klub.

Feronikeli synon që në stinorin e ardhshëm të jetë pjesë e evropianit, për këtë premtuan drejtuesit e klubit, të cilët thanë se Feronikeli gjatë sezonit të ardhshëm do të këtë një paraqitje krejt ndryshe.

Feronikeli i cili për dy vite ishte klubi më i mirë në Kosovë, stinorin e fundit nuk e ka kaluar mirë, pasi radhitet në pozitën e katër, duke mos ia arritur qëllimit që të jetë pjesë e garave evropiane, në Ligën e Kampionëve apo në Ligën Evropiane.