Kanë përfunduar dy takimet e radhës në Superligën e Kosovës në futboll

Kanë përfunduar dy takimet e radhës në Superligën e Kosovës në futboll

Feronikeli lehtësisht ka mposhtur skuadrën e përshëndetur nga elita e futbollit kosovar KEK-un.

Nikli e mposhti KEK-un me rezultat 4 me 0, me golat e shënuar nga Da Silva dhe Kastriot Rexha i cili shënoi tre herë nga pika e bardhë.

Ndërkohë në Gjilan ndeshja mes Dritës dhe Trepçës 89 përfundoi pa fitues.

Takimi përfundoi me rezultat të barabartë 1 me 1, ku golat i shënuan Traore për mysafirët ndërsa Xhevdet Shabani shënoi një supergol nga goditja e dënimit.