Gola në minutat e fundit

Gola në minutat e fundit

Feronikeli ka arritur të triumfojë në ndeshjen çerekfinale të Kupës së Kosovës ndaj Lirisë.

Skuadra nga Drenasi arriti që në fund të triumfojë me rezultat 0:2.

Dy golat e skuadrës së Niklit u shënuan në minutat e fundit të ndeshjes, përkatësisht atë të 88 dhe në minutat shtesë.

Kualifikim tutje kampionit aktual të Kosovës ia siguruan Besmir Bojku, i cili shënoi në minutën e 88-të, si dhe Mendurim Hoti i cili arriti të realzioj gol nga pika e bardhë në minutat shtesë të ndeshjes.

Tashmë Nikli i bashkohet tri skuadrave tjera të cilat më parë janë kualifikuar në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës, Prishtinës, Ballkanit dhe Drenicës.