Ndeshja zhvillohet të shtunën

Ndeshja zhvillohet të shtunën

Skuadra e Feronikelit ka vazhduar me përgatitje për ndeshjen e fundjavës që do ta zhvillojë ndaj Vushtrrisë. Të drejtuarit e Afrim Tovërlanit, ishin takuar në në fundjavën që lamë pas ndaj Vushtrrisë, të cilët i mposhtën me rezultatin 2:0.

“Feronikeli po vazhdon stërvitjet sot (e enjte) për tu përgatitur sa më mirë për ndeshjen e radhës që zhvillohet të shtunën. Ekipi po punon mirë dhe me shumë atmosferë para takimit ndaj Vushtrrisë, që fillon në ora 14:00.”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga Feronikeli.

Kujtojmë që ndeshja e së shtunës zhvillohet pa praninë e tifozëve, shkaku i masave preventive që ka marrë Qeveria ndaj koronavirusit.