Ferrari njoftoi se do të paraqesë bolidin e ri më 22 shkurt, që është katër ditë para testimit të para sezonit që fillon në Barcelonë

Ferrari njoftoi se do të paraqesë bolidin e ri më 22 shkurt, që është katër ditë para testimit të para sezonit që fillon në Barcelonë

Sezoni i kaluar në krahasim me atë të vitit 2016 ishte një hap i madh përpara.

“Unë besoj në ekipin tonë, shoferët tanë dhe jam i sigurt se mund të bëjmë diçka të madhe. Ne kemi njohuri, përvojën dhe jam i sigurt se do të jemi konkurrues,” tha kryetari i Ferrarit, Sergio Marchionne.

Ferrari ka qenë në F1 që nga sezoni i parë – në vitin 1950, dhe deri tani ky ekip italian ka fituar 15 tituj të vozitjes, 16 tituj të konstruktit dhe ka shënuar 227 fitore.