Kosova gjunjëzoi Malin e Zi në "Fadil Vokrri"!

Kosova gjunjëzoi Malin e Zi në “Fadil Vokrri”!

Një atmosferë tejet e zjarrtë e përshkoi stadiumin “Fadil Vokrri” mbrëmë, kur u zhvillua ndeshja mes Kosovës dhe Malit të Zi. Kjo ndeshje përfundoi me fitoren e Kosovës me rezultat përfundimtar 2:0. Golat për kombëtaren e Kosovës i shënuan dy lojëtarët e ekipit fantastik, Amir Rrahmani dhe Vedat Muriqi.

Ekipi i Kosovës e festoi këtë fitore në mënyrën më të mirë të mundshme. Në disa storie që i publikuan futbollistët e kombëtares shihen duke festuar me këngën “Zemër” të Dhurata Dorës, transmeton rtv21.tv

Në disa video tjera u panë Florent Hadërgjonaj dhe Benjamin Kololli duke festuar me këngën “Pika Pika” të Melinda Ademit.

Me fitoren ndaj Malit të Zi, Kosova mbetet e treta në grupin A me një pikë më pak se Çekia, e cila renditet e dyta, ndërsa 4 më pak se Anglia, që është lidere e grupit./21Media