Pritet t'ju bashkohet edhe Kurti

Pritet t’ju bashkohet edhe Kurti

Mijëra simpatizantë të Vetëvendosjes nisën festën në sheshin “Skënderbeu” në kryqytet, aty ku pritet që pas disa çastesh t’ju bashkohet edhe lideri i VV-së, Albin Kurti, kandidat për kryeministër nga kjo parti.

Kësaj feste iu bashkuan edhe mërgimtarë të shumtë, që kanë ardhur nga diaspora për të votuar në këto zgjedhje. Ata u shprehën të entuziazmuar me rezultatin e zgjedhjeve, shkruan rtv21.tv

 

Numërimi po ecën me ritme të shpejtuara dhe në bazë të dhënave të publikuara në faqen e KQZ-së tashmë janë numëruar 646.216 fletëvotime. Deri tani Lëvizja Vetëvendosje ka marrë 168,078 vota 26.01%. E dyta është LDK 161,791 ose përkthyer në përqindje 25.04%./21Media