Asnjë aksident me pasoja fatale

Asnjë aksident me pasoja fatale

Policia e Kosovës, bazuar në urdhrin operativ të përgatitur për festat e fund vitit dhe fillim e Vitit të Ri 2020, vlerësoi se ka kaluar një festë kryesisht e qetë dhe pa incidente madhore.

Gjatë natës së mbrëmshme, situata kryesisht ka qenë e qetë në Kosovë, dhe më me pak incidente se vitet e kaluara, përjashtuar disa incidente të raportuara në Policinë e Kosovës, që kryesisht kanë qenë lëndime të lehta trupore si pasojë e përdorimit joadekuat të mjeteve piroteknike, incident zjarri, armëmbajtje pa leje dhe dëmtim prone.

Sa i përket sigurisë në trafikun rrugor, fatmirësisht nuk është evidentuar asnjë aksident me pasoja fatale, përveç atyre me dëme materiale dhe lëndime.

Policia e Kosovës u përkujdes të ruaj rendin dhe qetësinë publike në mbarë vendin, të parandalojë dhe luftojë dukuritë negative dhe akteve të ndryshme kriminale.

Përveç tjerash, pjesë e planit ka qenë shtimi i prezencës policore në trafikun rrugor si dhe shtimi i prezencës dhe vigjilencës policore në ambiente të hapura, në sheshe të qyteteve të ndryshme ku janë mbajtur organizime festive./21Media