Festa me armë, dëmtohen veturat nga plumbat qorr

Raportohen tri raste

Tri vetura janë dëmtuar nga plumbat qorr gjatë festimit të ndërrimit të moteve.

Rasti i parë është raportuar në orën 21:00 të natës së fundit të vitit 2018, në fshatin Drenoc të Deçanit.

“Raportohet se gjate festimit te fund vitit një predhë (plumb qorr) ka dëmtuar (thyer) xhamat e pasëm te veturës prone e viktimës mashkull K/Shqiptar”, ka njoftuar policia.

Rasti i dytë është raportuar në minutat e ndërrimit të vitit, pra në orën 00:00 në fshatin Pasjak të Komunës së Gjilanit.

“Raportohet se nga nje predhe e llojit te pa njohur eshte goditur parafangoja e veturës prone e viktimës mashkull K/Shqiptar”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Ndërsa rasti i tretë ka ndodhur në fshatin Gllamnik të Podujevës rreth orës 10:45.

“Raportohet se një predhe (plumb qorr) ka goditur parafangon e veturës se viktimës mashkull K/Shqiptar. Është gjetur dhe konfiskuar predha e llojit 7.62 mm”, ka njoftuar policia.

Nga këto incidente nuk raportohet për të lënduar./21Media

Back to top button