Arrestohen dy persona

Arrestohen dy persona

Policia e Kosovës ka njoftuar se vetëm dje janë arrestua dy persona pasi që të njëjtit kanë shtënë me armë zjarri në ajër gjatë ahengjeve familjare.

Vetëm dje kanë ndodhur dy raste të festimit me armë, një në fshatin Ropicë të Vushtrrisë dhe një në Deçan.

Sipas policisë është arrestuar i dyshuari në Vushtrri, pasi që i njëjti, në një aheng familjar, ka shtënë me armë zjarri në ajër.

“Njësiti policor në vendin e ngjarjes ka gjete dhe konfiskuar një armë me gaz të tipit Zoraki të cal. 9mm, një karikatorë me katër fishekë dhe 6 gëzhoja të cal. të njëjtë”, thuhet në raportin e policisë.

Një rast i ngjashëm ka ndodhur edhe në Deçan.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, pasi qe i njëjti gjatë një ahengu familjar ,ka shtënë me armë zjarri. Njësiti policor nga i dyshuari ka konfiskuar armen e tipit Zoraki, dhe një gëzhojë”, ka njoftuar tutje policia.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt./21Media