Sot ditë e veçantë për familjen Haziri

Sot ditë e veçantë për familjen Haziri

Për familjen e kryetarit të Gjilanit festat duket se skanë të ndalur. Në muajin tetor ai dhe bashkëshortja e tij festuan përvjetorin e martesës, kurse javën e kaluar Haziri festoi ditëlindjen e tij të 50-të.

Edhe dita e sotme për familjen Haziri është ditë feste pasi që vajza e vogël e Lutfiut dhe Myrvetes feston ditëlindjen e 19-të.

Myrvetja ka qenë ajo e cila përmes një postimi në Facebook ka uruar gëzimin e tyre të tretë për ditëlindje.

”Mimas 19! Urime ditelindjen gëzimi i tretë, e ëmbla jonë. Të duam”, ka shkruar Mzrvetja poshtë fotografisë së publikuar në Facebook.

Dyshja në disa intervista kanë treguar se ata janë njohur para 28 vjetësh. Kurse, tani çifit janë prindër të katër fëmijëve, tri vajzave dhe një djalit. /21Media