Festat rritin çmimet!

Qytetarët thonë se rritja e çmimeve pa hyrë ende dhjetori është e papërballueshme

Duket se afrimi i dimrit, por edhe i festave të fundvitit, është reflektuar me rritje çmimesh në tregun e fruta-perimeve në Elbasan të Shqipërisë.

Edhe pse duket ende herët, tregtarët pretendojnë se rënia e prodhimit vendore ka ndikuar në një rritje të vogël të çmimeve.

Por nga ana tjetër, qytetarët thonë se rritja e çmimeve pa hyrë ende dhjetori është e papërballueshme.

Ashtu siç ndodh rëndom, afrimi i festave të fundvitit sjell një rritje të çmimeve, që prek artikujt e shportës, ndërkohë fundi i dhjetorit pritet të sjellë rritje të mëtejshme.

Back to top button