Ditëlindja e parë e Hanës

Ditëlindja e parë e Hanës

Në dhjetor të vitit të kaluar, ish-çifti i njohur i estradës sonë Mozzik dhe Loredana u bënë prindër për herë të parë.

Ata u bekuan me një vajzë të cilën e pagëzuan me emrin Hana, shkruan rtv21.tv

Vajza e tyre erdhi në jetë më datë 18 dhjetor të vitit të kaluar, mirëpo festa e ditëlindjes do të organizohet më 22 të këtij muaji.

Këtë e ka bërë të ditur Loredana përmes një postimi në InstaStory.

Mozzik në rrjetin e tij social nuk ka publikuar ende asgjë, teksa nuk dihet nëse do t’i bashkohet festës./21Media