Urimi i veçantë i këngëtares për Nurin

Urimi i veçantë i këngëtares për Nurin

Sot për familjen e këngëtares së mirënjohur, Edona Llalloshit është ditë e veçantë. Djali i Edonës, Nuri sot feston ditëlindjen e katërt, shkruan rtv21.tv

Me rastin e ditëlindjes së të birit, këngëtarja thuri fjalitë më të bukura për Nurin.

NUR engjulli i nanit, sot është ditëlindja jote e katërt Të paçim gjithmonë dhe të urojmë më te mirat e kësaj Bote”, shkroi sot Edona krahas fotografive të djalit të saj.

Edona Llalloshi është martuar në vitin 2012 me Gazmendin dhe së bashku kanë dy fëmijë, Doan dhe Nurin./21Media