Ditë e veçantë për familjen Haziri

Ditë e veçantë për familjen Haziri

Jo rrallë herë pjesë e mediave rozë është edhe familja e kryetarit të Gjilanit, Lutfi Hazirit i cili është i martuar me këngëtaren, Mirvete Bajramin.

Se kanë një jetë të lumtur bashkë me katër fëmijët e tyre çifti e dëshmonë vazhdimisht, shkruan rtv21.tv

Për Mirvetin dhe Lutfin është një ditë mjaft e rëndësishme, pasi që çifti festojnë 24-vjetorin e martesës së tyre.

Me këtë rast, Mirveti ishte ajo e cila në Facebook ka publikuar një imazh të bukur me vajzat e tyre.

”Sot 24 vite të lumtura”, është mbishkrimi që ajo e ka lënë mbi këtë foto.

Dyshja në disa intervista kanë treguar se ata janë njohur para 28 vjetësh. Kurse, tani çifit janë prindër të katër fëmijëve, tri vajzave dhe një djalit. /21Media