Memli me një urim të veçantë për vajzën

Memli me një urim të veçantë për vajzën

Sot feston ditëlindjen vajza e Memli Krasniqit, deputetit të Partisë Demokratike të Kosovës(PDK).

Vajza e Memlit sot ka mbushur 11 vjet, shkruan rtv21.tv

“Bora, zemra e babit, urime ditëlindjen e 11-të! Paç jetë të gjatë e të lumtur, ashtu siç na ke bërë e na bën të lumtur gjithë familjen, gjithmonë”, është urimi që ka lënë Memli krahas fotografisë që ka publikuar në rrjetin social Instagram.

Memli prej vitesh është i martuar me Melizën dhe kanë tre fëmijë, dy vajza dhe një djalë./21Media