Urimi i Nexhatit për të bukurën e tij

Urimi i Nexhatit për të bukurën e tij

Sot në familjen e këngëtarit të njohur, Nexhat Osmanit pati festë. Vajza e këngëtarit, Anna festoi ditëlindjen e tretë, shkruan rtv21.tv

Me rastin e 3 vjetorit të lindjes, prindërit vogëlushes simpatike i festuan ditëlindjen. Këngëtari Osmani, përmes një imazh të bukur familjar e uroi të bijën për ditëlindje.

“Urime Anna ditlindjen 3 vjet”, shkroi këngëtari në instagram, duke bashkangjitur emojin e një zemre.

Nexhat Osmani prej vitesh është i martuar me Xhevahiren dhe së bashku kanë një djalë dhe dy vajza./21Media