Renee feston ditëlindjen

Renee feston ditëlindjen

Vajza e dy artistëve të njohur shqiptarë, Nora Istrefit dhe Robert Berishës, Renee, sot feston ditëlindjen e saj të katërt.

Këtë e ka bërë të ditur vetë Roberti, i cili ka vendosur që publikisht ta urojë i pari bijën, përcjell rtv21.tv

Urime ditëlindja evlad, te don babi fort”, ka shkruar ai në një fotografi të publikuar në rrjetin social, Instagram ku numëron mbi 123 mijë ndjekës.

Pas këtij imazhi, Roberti ka ripublikuar edhe një fotografi me Norën dhe Reneen, që është publikuar nga një llogari e fansave të Nora Istrefit.

Renee, ani pse vetëm katër vjeçare, në videot e publikuara herë pas herë nga Roberti e Nora, shihet që ka trashëguar talentin e prindërve dhe ku i dihet në të ardhmen mund të bëhet pjesë e estradës.

 

View this post on Instagram

 

I’m Blessed. Urimi ma i mire najhere n’jete babyRenee

A post shared by Nora Istrefi (@noraistrefi) on

Nora dhe Roberti janë martuar në shtator të 2014-së dhe nga kjo martesë kanë vetëm Reneen./21Media