Ditë e veçantë për vajzën e Remzies

Ditë e veçantë për vajzën e Remzies

Këngëtarja e njohur e muzikës popullore, Remzie Osmani përveç projekteve e koncerteve të shumta, të cilat i bënë publike përmes rrjeteve sociale, ajo po ashtu përmes këtyre rrjeteve uron edhe më të dashurit e saj për ditët e rëndësishme.

Me postimin e fundit ajo i ka uruar ditëlindjen vajzës së saj. Remzia ka publikuar një fotografi të Riolës, përmes të cilës i ka uruar asaj lumtri në jetë, shkruan rtv21.tv.

”Urime ditelindjen 100 vite te lumtura”, ka shkruar Remzia në Instagram.

Riola Hamzaj këtë vit ishte absolvente e arkitekturës. Ajo gjithashtu mori edhe certifikatë, si studentja më e mirë e vitit. 

Kujtojmë që, Remzie Osmani është e martuar prej vitesh me Halil Hamzajn dhe kanë së bashku dy fëmijë, Hamzën dhe Riolën./21Media