Datë e shënuar për familjen e këngëtares

Datë e shënuar për familjen e këngëtares

Sot në familjen e këngëtares së mirënjohur të muzikës popullore, Remzie Osmanit ka arsye për festë.

Bashkëshorti i këngëtares, Halili sot feston ditëlindjen, shkruan rtv21.tv

Me rastin e ditëlindjes së personit të jetës, Remzia përmes një imazhi të bukur e uroi Halilin në datën e tij të veçantë.

Përveç Remzies, Halil Hamzajn e uruan edhe fëmijët e tij, Hamza dhe Riola. Ata publikuan në instagram imazhe me të atin, të cilin e uruan me rastin e ditëlindjes.

Kujtojmë që Remzie Osmani dhe Halil Hamzaj janë të martuar prej vitesh dhe së bashku kanë dy fëmijë, Hamzën dhe Riolën./21Media