Gruaja e Korabit feston ditëlindjen

Gruaja e Korabit feston ditëlindjen

Në familjen e këngëtarëve të mirënjohur, Shkëlzen dhe Korab Jetishi ka arsye për t’u festuar. Reja e këngëtarit të mirënjohur, pra gruaja e Korabit, Gentiana feston sot ditëlindjen. Në këtë ditë të veçantë për të, Korabi ka thurur fjalët më të mira për ta uruar atë.

“Urime ditëlindjen jeta ime, ishalla edhe 100 tjera së bashku”, ka shkruar këngëtari i mirënjohur krahas fotografisë që e ka publikuar në Instagram. Miqtë e fansat e artistit e kanë uruar atë, duke ju dëshiruar jetë të gjatë e të lumtur bashkë, shkruan rtv21.tv

 

View this post on Instagram

 

Urime ditelindjen jeta ime,ishalla edhe 100 tjera se bashku.

A post shared by Korab Jetishi (@korabjetishi) on

Korabi dhe Gentiana në korrik të vitit 2017 i kishin dhënë fund beqarisë. Ceremonia madhështore e dasmës ishte organizuar në restaurantin “Xeni Imperial” në Gjakovë, që është pronë e familjes Jetishi. Pak para martesës, kishin qarkulluar thashethemet se Gentiana ishte shtatzënë dhe se kjo kishte qenë arsyeja pse ata ishin martuar më herët se që ishte paraparë.

Çifti ka vetëm një vajzë, të cilën e kanë pagëzuar me emrin Noa./21Media