Datë e paharruar për çiftin Mustafi

Datë e paharruar për çiftin Mustafi

Në familjen e futbollistit të njohur shqiptar, Shkodran Mustafit të shtunën pati festë. Djali i Shkodranit, Amari festoi ditëlindjen e parë, shkruan rtv21.tv

Këtë e bëri të ditur futbollisti përmes një postimi në instagram, me ç’rast e uroi të birin me fjalë të bukura.

Ai publikoi në instagram për 1 milionë e 200 mijë ndjekësit e tij një imazh të bukur familjar. I buzëqeshur me djalin në duar dhe pranë bashkëshortes, Shkodrani duket mjaft i lumtur në fotografinë, në të cilën po merr komente dhe pëlqime të shumta.

Kujtojmë që, Shkodran Mustafi dhe bashkëshortja e tij, Vjosa janë martuar në korrik të vitit 2016 dhe së bashku kanë një vajzë dhe një djalë./21Media