Vajza e Shyhretes feston ditëlindjen

Loading...

Vajza e Shyhretes feston ditëlindjen

Shyhrete Behluli është njëra ndër këngëtaret më të dashura të muzikës popullore. Me karrierë të gjatë në muzikë, e gjithë vëmendja vazhdon të jetë tek ajo, e përveç saj, në fokus të mediave rozë është edhe familja e këngëtares, shkruan rtv21.tv

Në familjen e saj sot ka festë. Vajza e saj, Njomza feston ditëlindjen dhe nuk mungojnë urimet e shumta nga familjarët.

Është Engji, e cila e ka uruar motrën me me fjalët më të mira, duke i bashkangjitur një fotografi të bukur.

“Urime ditelindja sisi. Te dua”, shkroi Engji krahas fotos.

Po ashtu, një urim të veçantë Njomzës i dedikoi edhe kunata Learta, e cila postoi një fotografi të bukur me Njomzën.

“Gezuar ditelindjen Loqki, te duam”, shkroi Learta.

Këngëtarja e njohur, Shyhrete Behluli dhe bashkëshorti i saj, Luli kanë pesë fëmijë, tri vajza dhe dy djemë./21Media