Vajza e Teutës feston ditëlindjen

Vajza e Teutës feston ditëlindjen

Sot është ditë e veçantë për aktoren e njohur, Teuta Krasniqin. Vajza e saj e vogël, Kaia sot feston ditëlindjen e tretë, shkruan rtv21.tv

Me rastin e ditëlindjes së të bijës, Teuta shkroi fjali të bukura për Kaian, të cilën e uroi me fjalët më të mira.

“Kaia ❤️❤️❤️ Nje femije i lumtur vetvetiu, e dashur, e çilter, rrebele, kokeforte, e don pavarsine prej tash, impulsive por qe fal dashuri te pafund. Cdo dite mahnitemi me ty, me te rejat qe meson e i perveteson cdo dite e me shume. Urime ditelindja e 3-te, shpirti i mamit, jeta ime… Paç shendet te plote, dashuri te pafund dhe gezime e mbaresi. Te paçim gjithmone, po kaq te mire dhe te mbare. Dashuria qe na e fal cdo dite, na ben te lumtur gjithe familjen tone. Te duam pa kufi, Tara, mami dhe babi”, shkroi Teuta në instagram për 233 mijë ndjekësit e saj.

Kujtojmë që Teuta Krasniqi është e martuar me Adonis Morinën, me të cilin ka vajzën e vogël, Kaian, ndërsa, vajzën e madhe, Tarën e ka me këngëtarin, Blero Muharremin./21Media