Mënyrë ekstreme e festimit

Mënyrë ekstreme e festimit

20 praktikantë të sporteve ekstreme zgjodhën të festojnë Vitin e Ri dhe Krishtlindjen Ortodokse me maratonë vrapimi dhe not në ujëra të akullta. Gara që zhvillohet në një qytet të Rusisë, promovon përfitimet nga stërvitja.

20 aventuriere në Ekaterinburg të Rusisë zgjodhën një mënyrë ekstreme për të festuar Vitin e Ri dhe Krishtlindjen Ortodokse.

Duke sfiduar temperaturat nën zero, të veshur vetëm me rroba banjë dhe me kapele Krishtlindjesh, pjesëmarrësit nisën të vraponin në qendrën e qytetit, ndërsa promovuan përfitimet nga stërvitja.

Pasi bënë fillimisht nxemjen, pjesëmarrësit filluan maratonën e vrapimit për të kulmuar më pas me zhytje në ujërat e akullt. Këta njerëz të guximshëm që e duan notin dimëror njihen në vend si ‘mjellma’.

“Ne të gjithë kemi një energji pozitive dhe i duam sportet. Shpresojmë të tërheqim më shumë njerëz për t’u bashkuar me sportin dhe të praktikojnë një mënyrë jetese të shëndetshme”, tha Alexander Gulyaev, një nga pjesëmarrësit e guximshëm.

“Gjëja më e keqe është të qëndroni në këmbë ndërsa së shpejti do të jeni të ngrirë. Por kur të lëvizni, gjaku juaj do të qarkullojë dhe do të jeni të ngrohtë”, tha Dmitry Gonokhov, një tjetër pjesëmarrës.

Gara e agimit të Vitit të Ri në Ekaterinburg është argëtuese për shikuesit e rastësishëm, por një provë serioze për të gjithë gazetarët pasi ndjekja e vrapuesve profesionistë nuk është aq e lehtë.

Në dimër, entuziastët e notit mund të gjenden në brigjet e liqenit Shartash çdo fundjavë. Ata vrapojnë, veshin veten me dëborë dhe notojnë në vrima të akullta./oranews