Ditë e veçantë për familjen

Ditë e veçantë për familjen

Mbesat dhe nipat konsiderohen të jenë ushqimi shpirtëror i cili është i vlefshëm e i dobishëm më shumë se çdo gjë tjetër.

Këtë ushqim shpirtëror, kryetari i Komunës së Dreansit, Ramiz Lladrovci është duket e shijuar që nga muaji i kaluar, pasi që ai është bërë gjysh i një mbese, shkruan rtv21.tv

Djali i tij,  Lapidari dhe nusja Arlinda kanë sjellë në jetë një vajzë të cilën e kanë pagëzuar Arla.

E një muaj pas lindjes së vogëlushes, familja Lladrovci organizoi një festë përallore për të.

Këtë e ka bërë të ditur Shemsija, gruaja e kreut të Drenasit përmes disa fotografive të publikuar në “Facebook”.

“Festa për mbesen time Arla”, është mbishkrimi që ajo e la mbi fotografitë e publikuara.

Ndryshe, Ramiz Lladrovci dhe Shemsija kanë katër fëmijë, tre djemë dhe një vajzë. /21Media