Lumiere London mbahet nga 18-21 janar, dhe mund të shikohet falas

Lumiere London mbahet nga 18-21 janar, dhe mund të shikohet falas

Netët e errëta të dimrit në Londër do të shndrisin pak më shumë duke filluar nga 18 janari, pasi që u hap ekspozita e artit të natës ku paraqiten një sërë veprash të ekspozuara publikisht që shfrytëzojnë dritën si medium.

Lumiere London prezanton rreth 50 vepra nga artistë britanikë dhe ata tejoqeanit, të vendosura në hapësirat publike, ndërtesa dhe në rrugë. Artistët që kanë krijuar vepra përfshijnë Tracey Emin, Alaa Minawi, Julian Opie dhe Miguel Chevalier, transmeton rtv21.tv

Vetë veprat përfshijnë një sërë instalacionesh, përfshirë edhe një llampë gjigante tryeze në King’s Cross, një tunel trekëndësh i dritës në South Bank dhe një nga kabinat ikonike të telefonit në Londër e kthyer në rezervuar i ndriçuar për peshq në Seven Dials.

Lumiere London mbahet nga 18-21 janar, dhe mund të shikohet falas./21Media