Festivali me barka në Kinë daton para tetëqind vjetësh

Festivali me barka në Kinë daton para tetëqind vjetësh

Në botë shënohen ngjarje të ndryshme tradicionale-kulturore. Një prej tyre është edhe festivali i lashtë kinez me barka i cili daton para tetëqind vjetësh. Festivali në fjalë, në vitin 2008 është listuar edhe si trashëgimi kulturore në nivel të shtetit në Kinë.

Festivalit vjetor Qintong Boat Festival 2017,  mbahet në qytetin Taizhou të provincës kineze Jiangsu, shkruan rtv21.tv

Kësaj radhe, për këtë festival janë dekoruar më shumë se 400 barka, ndërkaq numri i pjesëmarrësve në to arrin në 7,000.

Vlen theksuar se festivali vjetor me barka në Kinë, çdo vit tërheqë mbi 300,000 pjesëmarrës të cilët shkojnë nga fshatrat dhe qytetet në afërsi. Ata mblidhen rreth bregut të liqenit Xique, dhe brohorisin për pjesëmarrësit.

Gjatë festivalit me barka, pjesëmarrësit në anije organizojnë edhe performime teatrale si dhe vallëzime, me ç’rast vishen me kostume që ngjasojnë në dragonj dhe luanë.

Sidoqoftë, vitet e fundit, në barka shihen vetëm pjesëmarrës të moshuar, pasi që të rinjtë kanë braktisur vendin në kërkim të kushteve më të mira për jetesë.

Qeveria kineze, duke parë gjendjen e krijuar atje, e kanë pare të udhës që ti angazhojnë të rinjtë në aktivitete të ndryshme të vendit./21Media