Hapja e festivalit është bërë të premten me operën errësira

Hapja e festivalit është bërë të premten me operën errësira

Festivali i Muzikës “DAM”, vazhdon nesër me koncertin premierë të Filharmonisë së Kosovës, ku do të performojnë Iskandar Widjaja me violinë dhe në piano Dea Bajrami. Orkestrën këtë herë do ta drejtoj dirigjenti nga Indonezia që jeton në Gjermani, Noorman Widjaja.

Koncerti do të fillojë nga ora 20:00 në sallën e kuqe të Pallatit të Rinisë.

Dardan Selimaj, drejtor artistik ka thënë se Dam festivali edhe këtë vit iu jep hapësirë instrumentistëve të rinj.

Drejtori i Filarmonisë, Baki Jashari, tha se këtë vit do të jetë një festival i jashtëzakonshëm, pas do të jetë një bashkëpunim i frytshëm me bashkëpunëtor të denjët.

Në këtë festival do të marrë pjesë pianistja, Dea Malsoni, ku sipas Jasharit, ajo në prova ka treguar një afermitet më talentin e saj të madhe. Prurja e dytë do të jetë nga violinisti, Iskanar Vidjaja.

“Është bashkëpunim shumë i frytshëm meqë institucioni ynë ka pa një bashkëpunëtor të denjët, veçantia e bashkëpunimi me festivalin “DAM” është sjellja e dirigjentëve, konkretisht nesër më 4 prill do të filloj festivali në Pallatin e Rinisë po zhvendosemi nga “Salla e Kuqe” për shkaqe akustike”, tha Jashari.

Dirigjenti i festivalit, Noorman Widjaja nga Indonezia, por që jeton në Gjermani, i cili për herë të parë ishte parë në Kosovë, tha se është hera e parë që bashkohemi mes lindjes dhe perëndimit.

“Nuk e kam ditur se Kosova ka një orkestër filharmonike kaq të mirë e cila bënë një punë kaq virtuoze, të vështirë dhe të një standardi mjaft të lartë sa i përket kompozimeve të Sergei Rachmaninoff. Madje edhe orkestra filharmonike në Berlin ka pasur nevojë për 5 prova dhe ne këtu kemi vetëm 6 prova dhe natyrisht që e fillova më këtë fakt, pasi që është hera e parë që bashkohemi mes lindjes dhe perëndimit, si dy kultura të ndryshme”, shtoi ai.

Pianistja Dea Malsori tha se ëndërrta e saj po bëhet realitet.

“Gjithmonë kam dashur të bëjë koncert, më në fund ëndrra ime u bë realitet. Kam shumë emocione për koncertin e nesërm, mirëpo ka qenë shumë ndihmesë e madhe që të luaj me dirigjentin e madh i cili më ka ndihmuar shumë që eksperienca ime të jetë sa më e mirë e mundshme. Siç tha edhe profesor Jashari, unë do të luaj koncertin “Amol”, të kompozitorit norvegjez Eduarrd Grid dhe mezi pres ta luaj para juve, para publikut“, theksoi ajo.

Koncerti do të përfundojë me veprën vallet simfonike.

Hapja e festivalit është bërë të premten me operën errësira nga e kompozuar nga Albena Petrovich-Vratchanska dhe do të përmbyllet më 8 prill.