Në veri të Mitrovicës filmat e Festivalit do të kenë përkthim serbisht dhe anglisht

Në veri të Mitrovicës filmat e Festivalit do të kenë përkthim serbisht dhe anglisht

Mbrëmë në Kino Armata të kryeqytetit shtë hapur Festivali i Filmit Evropian, prezantuar nga Bashkimi Evropian në Kosovë.  Festivali është hapur me filmin “Kushtetuta” me regji nga kroati, Rajko Grlic.

Të gjitha filmat e këtij festivali që do të prezantohet gjatë katër ditëve  janë me titra shqip dhe hyrja është falas.

Përveç, Prishtinës filmat e këtij festivali do të shfaqen edhe në veri të Mitrovicës, gjithashtu hyrja do jetë falas dhe filmat do të kenë përkthim serbisht dhe anglisht.

Festivali Evropian i Filmit këtë vit po mbahet pë herë të parë në Kosovë. /21Media