Festivali i Gjelbër, senzibilizim për kursim të energjisë

Green Festival për ngritjen e vetëdijes për ruajtjen e energjisë

Ka nisur edicioni i dytë i Festivalit të Gjelbër i cili ka për qëllim sensibilizimin e kursimin e energjisë dhe rritjen e efiçiencës.

Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor Albena Reshitaj tha se ky festival ka rol në sensibilizimin e njerëzve për rëndësinë e madhe të ruajtjes së mjedisit.

Sipas saj shteti përveç sfidave të zhvillimit po përballet edhe me ndotjen e ambientit.

Reshitaj tha se një vend të veçantë dhe të rëndësishëm të masave preventive ka edhe ekonomia e gjelbër që mundëson progres ekonomik duke ruajtur natyrën dhe shëndetin e njeriut.

“Qeveria e Kosovës dhe Ministria ka për synim që të mbështes projekte që kanë për qëllim ripërtëritjen e energjisë , riciklimin e mbeturinave, trajtimin e ujërave të ndotura. Duke mbështetur këto projekte synojmë që të krijojmë përmirësimin e gjendjes së mjedisit në përgjithësi”, tha Reshitaj.

Koordinatori i Zyrës së Sfidave të Mijëvjeçarit, Petrit Selimi tha se javën e kaluar do të nënshkruhet marrëveshje me Amerikën “Threshold”.

Sipas tij kjo tregon angazhimin e Qeverisë amerikane për ta ndihmuar Kosovën në vlerë prej 49 milionë dollarë.

“Kjo nismë e festivalit është platforma më e mirë ku bizneset mund të tregojë që është në hap me kohën në zhvillimin e bizneseve të gjelbra”, tha Selimi.

 

Back to top button