Përfundoi edicioni i 72-të i Festivalit të Kanës

Përfundoi edicioni i 72-të i Festivalit të Kanës

Regjisori jugkorean, Bong Joon-ho fitoi çmimin më prestigjioz të Festivalit të Filmit të Kanës. Joon-ho fitoi “Palmën e Artë” për filmin e tij dramatik e komik “Parazitët”.

Filmi trajton një histori interesante, historinë e një familjeje të varfër që shtiret si shërbëtore e një familjeje të pasur.

Në Festivalin e Kanës u shpërblye edhe regjisorja Mati Diop, regjisorja e parë me ngjyrë që fitoi një çmim në historinë 72-vjeçare të Kanës. Diop fitoi çmimin e madh, për çmimin “Atlantics”, një dramë për migrantët e rinj afrikanë dhe politikat seksuale.

Çmimin për aktoren më të mirë e mori aktorja Emily Beecham, për paraqitjen e saj në “Little Joe”. Antonio Banderas e fitoi çmimin e aktorit më të mirë për rolin e tij në filmin “Pain and Glory”. Në këtë festival u shpërblyen edhe emra të tjerë të njohur.

Edicioni i 72-të i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit përfundoi dje./21Media